22 Dhjetor 2024

MAShT e përkushtuar për edukim për fëmijërinë e hershme

Prishtinë, 29 maj - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, ka marrë pjesë në lansimin e Raportit mbi gjendjen e Zhvillimit dhe Edukimit të hershëm të Fëmijëve në Kosovë, Dora dorës- Fëmijëri e lumtur“, të hartuar dhe prezantuar nga UNICEF-i.

Në këtë ngjarje të rëndësishme, kanë marrë pjesë edhe udhëheqës të lartë të shtetit dhe ndërkombëtar si: Presidentja e Republikës së Kosovës, znj Atifete Jahjaga, zëvendëskryeministri  Hajredin Kuqi, ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, udhëheqësi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel  Zhbogar, udhëheqësi i Zyrës së FMN-së në Kosovë, Jose Sulemane si dhe përfaqësues të tjerë nga institucione dhe organizata të ndryshme.

Sipas Luciano Calestini, përfaqësus i UNICEF-it, ky raport paraqet rezultatet e një studimi analitik të programeve dhe politikave në Kosovë që ndikojnë direkt, apo indirekt në jetën e fëmijëve të vegjël dhe të familjeve. Qëllimi i këtij raporti është t’i rekomandojë programet dhe politikat e zhvillimit në fëmijërinë e hershme në Kosovë.

Minisitri i Arsimit , Ramë Buja, citoi një fjalë të urtë që thotë:  “Mos qofshim po s’i bëmë fëmijët tanë më të mirë se që jemi vetë “.

Ministri theksoi se MAShT-i po përpiqet që me punën e vet të bëjë atë që është më e mira  dhe më e qëndrueshme për vendin tonë.

“Institucionet publike parashkollore të cilat  përfshijnë fëmijët prej moshës 0– 3 vjeçare dhe nga mosha 3-6 vjeçare janë  kryesisht publike, por ka edhe private dhe po përpiqen  të bëjnë punën  shumë seriozisht, ndonëse nuk janë të mjaftueshme për shtrirjen që kanë në Kosovë”.

Ministri Buja theksoi faktin se aktualisht kemi 41 institucione parashkollore publike në Kosovë, ndërsa numri i fëmijëve të kyçur në këto institucione është  5167.  Në klasat para fillore  që janë përfshirë fëmijët prej moshës 5-6 vjeçare kemi 800 grupe me gjithsejtë 2284.

Ministri, poashtu, theksoi se janë hartuar një sërë dokumentesh  që e rregullojnë çështjen e edukimit parashkollor në Kosovë. “Edukimi i fëmijëve parashkollor është një ndër prioritetet e MAShT-it si zhvillimi i prioriteteve dhe rritja e shkallës së përfshirjes së fëmijëve  në edukim parashkollor që me ligjin e ri, që nga viti 2015 do të jetë e obligueshme”.

Prioritete tjera, tha ministri Buja, janë:  zhvillimi i kapaciteteve të edukatoreve, zhvillimi i programeve të tjera të menaxhimit dhe zhvillimit të fëmijërisë së hershme, zhvillimi i kurrikulave për moshën 0-3 dhe rishikimi i kurrikulave për moshën 3-6, inicimi dhe krijimi i mundësive për më shumë partneritete private e publike për edukimin parashkollor.

Në fund, ministri Buja ka përgëzuar hartuesit e raportit dhe uroi që të vazhdojnë edhe me raportin e dytë, ndërsa shtoi se rekomandimet që dalin nga ky raport do të merren parasysh, me qëllim të përmirësimit të përpjekjeve tona  për zhvillimin dhe edukim parashkollor në Kosovë . 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)