22 Dhjetor 2024

MAShT e gatshme të ndihmojë arsimimin e të rinjve të Malit të Zi

Prishtinë, 5 tetor - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, priti sot ministrin për të Drejtat e Pakicave në Qeverinë e Malit të Zi, Hamdi Hasani, me të cilin bisedoi për mundësitë e bashkëpunimit në mes dy vendeve në fushën e arsimit.

Ministri Buja e njoftoi Hasani me të arriturat dhe sfidat me të cilat arsimi në Kosovë është ballafaquar në të kaluarën e afërt, si dhe me synimet dhe objektivat që MAShT ka për të ardhmen.

Ministri shprehu gatishmërinë që të ndihmojë arsimimin e të rinjve të Malit të Zi edhe në të ardhmen dhe shtoi se ne kemi borxh që t’u mundësojmë të rinjve shkollim adekuat.

“Të dy vendet duhet t’u ofrojmë mundësi studimi të rinjve”, tha ministri Buja, ndërkaq foli edhe për fillimin e vitit të ri shkollor dhe vitin akademik dhe shtoi se dita ditës në Kosovë po krijohen parakushte për arsim cilësor, duke ju falënderuar, siç tha ministri, edhe partnerëve zhvillimor ndërkombëtarë.

Ndërkaq, ministri për Komunitete i Malit të Zi, z.Hasani ka falënderuar ministrin Buja për gatishmërinë dhe interesimin për shkollim të të rinjve, si dhe për kuotat e rezervuara për studentët shqiptarë të Malit të Zi për këtë vit akademik me kërkesë të Këshillit Nacional të Shqiptarëve të Malit të Zi.

“Pjesa dërrmuese e intelektualëve shqiptarë të Malit të Zi janë shkolluar në Kosovë dhe kjo dëshirë vazhdon të mbetet edhe te të rinjtë tanë”, tha Hasani.

Të dy bashkëbiseduesit janë dakorduar që ministrat e Arsimit të të dyja vendeve të këmbejnë vizita reciproke me qëllim të përafrimit dhe  thellimit të bashkëpunimit, si dhe shqyrtimin e modaliteteve të bashkëpunimit në të ardhmen në fushën e arsimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)