MAShT dhe UP ua ndajnë librat shkencor komunave të Kosovës
Me këtë rast, ministri Bajrami, fillimisht ka falënderuar përfaqësuesit e komunave për bashkëpunim të suksesshëm në fushën e arsimit. Ka qenë një vit i sfidave të mëdha, një vit i përpkjekejve tona për të ndërtuar një arsim cilësor parauniversitar dhe një vit ku ne kemi shtruar shumë objektiva, të cilat në vitin 2016 do të jenë parametra përcaktues të suksesit tonë , tha ministri.
Ministri Bajrami theksoi se ky aktivitet (ceremonia e pranim-dorëzimit të librave), është organizuar në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës, sikur që është bërë edhe bashkëfinancimi për përkthim të një mori librash të standardeve evropiane.
Këto libra kanë vlerë kapitale mbase edhe enciklopedike, të cilat kanë një kosto të lartë. Ndërsa, kemi vendosur që këto libra të shpërndahen në secilën komunë, prej nga do të sistemohen në biblioteka përkatëse, ku do të mund të jenë në dispozicion të rinjve dhe të interesuarve tjerë theksoi ministri Bajrami.
Në fund, ministri Bajrami dhe rektori Zejnullahu, iu dhanë përfaqësuesve të komunave zarfin me listat e titujve të librave shkencor, të cilat do të jenë në dispozicion të komunave.
Ndryshe, kjo pako e librave dhuratë për komunat përbën 81 tituj x 5 ekzemplarë, apo gjithsejt 405 libra shkencor.