22 Dhjetor 2024

MASHT dhe SBASHK pajtohen rreth Kontratës së re Kolektive

Prishtinë, 15 shtator - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Tekonlogjisë, Ramë Buja, ka takuar sot kryetarin e SBASHK-ut, Ali Shabnaj me bashkëpunëtorë,  me ç`rast biseduan për krijimin e komisioneve nga ana e MASHT-it  dhe SBASH-ut , të cilët do të punonin në harmonizimin e qëndrimeve rreth Draftit të Kontratës Kolektive të hartuar paraprakisht nga SBASHK-u.

Kontrata e re Kolektive  do të  hartohet në përputhje me Ligjin e Ri të Arsimit Parauniversitar dhe të dokumenteve tjera strategjike arsimore të miratuara ndërkohë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Ministri Buja , falenderoi kryetarin Shabanaj për angazhim  dhe bashkëpunim konstruktiv  dhe shtoi se MASHT-i do të formojë  komisionin për këtë çështje në kohën e duhur . “Ne jemi të përkushtuar që të kemi dokumente të qëndrueshme, funksionale dhe të zbatueshme në praktikë , të krijojmë ambient të mirë për mësimdhënie dhe mësimnxënie – arsim cilësor”.

Kryetari Shabanaj tha se SBASHK-u, poashtu angazhohet me këmbëngulësi në këtë drejtim   dhe kërkoi që në të ardhmen  të implementohen me përpikmëri Ligjet dhe dokumentet e reja të miratuara.

Ai rikujtoi se ende nuk është kryer çështja e licencimit të arsimtarëve dhe shtoi se ky proces është mjaft i rëndësishëm. Shabanaj, gjithashtu tha se duhet të ndërpritet laryshija që ekziston në komuna të ndryshme  të Kosovës lidhur më kontratat e përkohshme (1 vjeqare ) dhe kontratat e përhershme (5 vjeqare)  të punës për arsimtarët . Sipas tij, këto kontrata  në disa komuna janë 3, e në disa 5 vjeqare. Andaj duhet te nderpritet kjo praktikë.

Në këtë takim u fol edhe  për vazhdimin e procesit të trajnimit të mësimdhënsve për programin ECDL .

Në këtë drejtim  SBASHK-u , ofroi kapacitetet e veta trajnuese, të cilat sipas Shabanaj ekzistojnë  në disa qendra të Kosovës . Ai, gjithashtu, ofroi mundësinë e trajnimit të 20 zyrtarëve të MASHT-it për këtë program që përmban  7 module.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)