15 Nëntor 2024

MAShT dhe OJQ “Toka” nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi

Prishtinë, 31 janar - Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë Arsim Bajrami dhe  Drejtoresha e OJQ-së “Toka” znj.Jehona Gjurgjeala , nënshkruan memorandum mirëkuptimi për implementimit e projektit “Punëtoritë e Demokracisë/DEMOS-TI” – i cili është projekt i Kuvendit të Kosovës.

Qëllimi i këtij Memorandumi është të krijojë një marrëdhënie zyrtare të bashkëpunimit në mes të MASHT dhe OJQ-së ‘TOKA’ në lidhje me implementimin e projektit “Punëtoritë e Demokracisë/DEMOS-TI” me nxënësit në shkollat e Republikës së Kosovës.

Ky projekt synon që me fëmijët e shkollave të Republikës së Kosovës, përmes përmbajtjes interaktive, të stimulojë interesimin për proceset demokratike.

Ministri Bajrami e vlerësoi si të rëndësishëm implementimin e këtij projekti në shkollat e Kosovës, ku nxënësit do të përfitojnë njohuri për rregullat e demokracisë, funksionimin e Parlamentit dhe organeve tjera shtetërore, njohjen nga afër me ambientet zyrtare si dhe mundësi të shumta për komunikimi.

Ministri Bajrami, gjatë vizitës në ambiente të OJQ-së “TOKA”,  ka zhvilluar një bisedë të shkurtër me nxënësit të cilët ishin në një punëtori  ditore. Ata u interesuan për aktivitetet e Ministrisë së Arsimit, zhvillimin e arsimit, aftësimin profesional dhe perspektivën e tyre,  njëherësh shprehën dëshirat se çfarë do të dëshironin të bëheshin një ditë.

Ministri Bajrami i ka përgëzuar  OJQ-në “TOKA “ për aktivitetet që zhvillon  dhe ka ofruar mbështetjen e MASHT-it për implementimin e këtij projekti  njëherësh i ftoi ata që të jenë partner në ngritjen e cilësisë në arsim. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)