30 Dhjetor 2024

MAShT dhe OEK nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi

Prishtinë, 16 mars - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami dhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, z. Safet Gërxhaliu, kanë nënshkruar sot Memorandum të Mirëkuptimit për bashkëpunim në mes të sektorit publik dhe privat dhe për arsimin dhe aftësimin profesional në Kosovë.

Ministri Bajrami theksoi se me këtë Memorandum vendosen bazat e bashkëpunimit afatgjatë në sferën e arsimit të mesëm profesional, por edhe arsimit të lartë, për faktin se MAShT këtë vit ka promovuar projektin kryesor “Arsim cilësor për punësim”.

“Jemi të vendosur që të bëjmë reformën e sistemit arsimor duke filluar nga kurrikulat, në mënyrë që sistemi arsimor të përshtatet me nevojat e tregut të punës dhe të prodhojmë studentë dhe nxënës, të cilët do të kenë mundësi të punësimit për shkak se vlerësojmë se një nga indikatorët më të mirë që na tregon se a kemi sistem të arsimit të suksesshëm apo jo, është shkalla e punësimit të tyre”, tha ministri Bajrami dhe theksoi se OEK është një partner i fuqishëm ekonomik, i cili do ta ndihmojë MAShT-in në lidhjen e arsimit me praktikën profesionale.

Ministri Bajrami tha se OEK do të ofrojë ndihmë edhe në reformimin e kurrikulave dhe në ndërtimin e standardeve të disa profesioneve, për të cilat tani analizat e Bashkimit Evropian tregojnë se ka mundësi në tregun e punës.

“Ne do të kërkojmë që edhe universitetet tona të punojnë në përshtatjen e programeve të veta tregut të punës, sepse ka ardhur koha që të orientojmë të rinjtë tanë drejt drejtimeve aplikative, teknike për të cilat ka vende pune”, tha ministri Bajrami.

Ndërsa, kryetari i OEK, z. Safet Gërxhaliu tha se nuk mund të mendohet se një shtet do të ketë zhvillim ekonomik dhe qëndrueshmëri ekonomike pa një sistem të mirë të edukimit. Ai theksoi se ky është një model që vendet e zhvilluara e kanë zbatuar në të kaluarën dhe bashkarisht do të implementohet edhe te ne, por tha se në të njëjtën kohë do të punojnë edhe me dikastere tjera që të krijohen lehtësira për bizneset dhe ato të jenë të orientuara drejt arsimit profesional.  

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)