23 Dhjetor 2024

MAShT dhe Komunat të gatshme për fillimin e vitit të ri shkollor

Prishtinë, 28 gusht - Drejtuesit e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit, kanë diskutuar sot rreth përgatitjeve për afatin e dytë të Provimit Matura Shtetërore 2013 dhe përgatitjeve për vitin e ri shkollorë 2013\\ 14 në Republikën e Kosovës.

Udhëheqësi i Divizionit për Standarde, Monitorim dhe Vlerësim, Mustafë Kadriu, bëri të ditur se pjesa e parë e Provimit të Maturës Shtetërore 2013 në afatin e dytë mbahet më 31 gusht, ndërkaq pjesa e dytë më 7 shtator.

Sipas Mustafës, provimi do të organizohet në 31 komuna të Kosovës dhe pritet që t’i nënshtrohen 11 mijë e 306 nxënës, në 108 qendra testimi.

Ndërsa, drejtori i Administratës së Arsimit Parauniversitarë, Alush Istogu, pohoi se MAShT, në bashkëpunim me Drejtoritë Komunale të Arsimit kanë bërë të gjitha përgatitjet e duhura administative dhe profesionale për vitin e ri shkollorë, i cili do të nis më 2 shtator.

Në takim po ashtu u fol dhe për pilotimin e Kurrikulës së Re të Arsimit Parauniversitar, që këtë vit do të bëhet në 10 shkolla, në nivel vendi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)