15 Nëntor 2024

MAShT dhe Këshilli për Arsim të Lartë i Turqisë nënshkruan Protokol Bashkëpunimi

Prishtinë, 3 qershor -  Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami dhe kryetari i Këshillit për Arsim të Lartë të Republikës së Turqisë, z. Yekta Saraç nënshkruan Protokol zbatues të Memorandumit të Bashkëpunimit, që ka për qëllim ofrimin e bursave studimore universitare për studentët e komunitetit turk të Republikës së Kosovës, të cilët kanë mbaruar shkollimin e tyre të ulët dhe të mesëm 12 vjeçar në instituticionet arsimore në gjuhën turke në Kosovë, nga ana e qeverisë turke.

Ministri Bajrami, e vlerësoi të rëndësishëm nënshkrimin e këtij Protokoli të Bashkëpunimit, si akt i zyrtarizimit të gatishmërisë së Qeverisë së Turqisë për të ndihmuar edhe më tej zhvillimin e Arsimit të Lartë në Kosovë.

“Nënshkruam një Marrëveshje shumë të rëndësishme me të cilën vërtetohet gatishmëria e Qeverisë së Turqisë që të ndihmojë arsimin ë lartë, në mënyrë të veçantë përfshirjen sa më të lartë të studentëve të komunitetit turk. Nënshkruam një projekt që për herë të parë Qeveria e Turqisë po e piloton dhe jemi shumë të kënaqur që kjo po ndodh në Kosovë”, theksoi ministri Bajrami, ndërkaq foli edhe për përfitimet e një numëri të madh të studentëve të komunitetit turk për të studiuar në universitetet më të mira të Turqisë.

Ministri Bajrami, po ashtu tha se do të punohet edhe në sektorët tjerë, me Ministrinë e Arsimit të Turqisë, në mënyrë që të sjellen përvojat më të mira të reformimit të sistemit të arsimit në Turqi.

Ndërsa, kryetari i Këshillit për Arsim të Lartë të Republikës së Turqisë, z. Yekta Saraç, tha se ky Protokol zbatues i Memorandumit të Bashkëpunimit është një marrëveshje e cila specifikon edhe më shumë bashkëpunimin në fushën e arsimit të lartë ndërmjet dy shteteve tona.

“Me marrëveshjen që sot e nënshkruam është finalizuar marrëveshja të cilën e kemi nënshkruar paraprakisht, duke specifikuar më shumë pikat në të cilat jemi dakorduar më herët. Konkretizimi i marrëveshjes në fjalë është dëshmi e marrëdhënieve shumë të mira ndërmjet dy shteteve tona”, u shpreh kryetari Saraç.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)