MASHT dhe donatorët hartojnë Planin për vitin buxhetor 2012
Prishtinë, 9 nëntor - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja ka pritur sot në një takim përfaqësuesit e Bankës Botërore (BB), me të cilët është biseduar rreth implementimit të Strategjisë së Punësimit.
Ministri Buja, me këtë rast, ka informuar mysafirë për aktivitetet dhe proceset që dalin nga plani i veprimit në kuadër të strategjisë së punësimit dhe është biseduar rreth aktiviteteve të reja, të cilat mund të organizohen në të ardhmen në drejtim të përmirësimit gjendjes së punësimit të të rinjve.
Në këtë drejtim, ministri Buja, përmendi të arriturat rreth implementimit të projektit të MASHT-të për ngritjen e Qendrave të Kompetencës dhe transformimit të shkollave profesionale në Qendra të Kompetencës, promocionit të mundësive në arsimin për të rrritur, definimit dhe implementimit të kualifikimeve kombëtare në pajtim me kualifikimet evropiane.
Ndërkaq, udheheqësja e Divizionit për Arsim Profesional, Valbona Fetiu-Mjeku, i ka informuar përfaqësuesit e BB-së për progresin në arsimin profesional dhe për reformat në këtë sektor. Ajo tha se së fundmi janë aprovuar edhe disa programe të rëndësishme, për të cilat po bisedohet që të aplikohen edhe për arsimin të rriturit në shkollat e Arsimit profesional.
Ihsan Ajwad nga Banka Botërore e informoi ministrin Buja se tashmë po bëhet finalizimi i politikave zhvillimore dhe tha se besohet që shumë shpejt do të fillohet me disbursimin e fondeve. Ai tha se kjo edhe është një pjesë e madhe e këtij misioni, në mënyrë që të identifikohen ato fusha që bëjnë pjesë në fazën e dytë të programit.
Duke qënë se edukimi dhe trajnimi kanë një rol të madh për përgatitjen për tregun e punës, Ajwad propozoi disa ide (reforma) në këtë drejtim.
Ndërsa, Flora Kelmendi nga BB përmendi disa aktivitete në përputhje me Strategjinë e punësimit në drejtim të fuqizimit të arsimit profesional për të rritur.