29 Dhjetor 2024

MASHT bart e fondet dhe projektet kapitale në MAP

Prishtinë, 25 shkurt - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami dhe ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar kanë nënshkruar sot Memorandumin e Mirëkuptimit për barjen e fondeve dhe projekteve kapitale nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Ministrinë e Administratës Publike për vitin 2016.

Ky Memorandum Mirëkuptimi ka për qëllim bartjen e fondeve dhe projekteve kapitale për renovimin dhe ndërtimin e objekteve arsimore dhe aftësuese nga MAShT në MAP me qëllim të realizimit sa më të shpejtë dhe efikas të tyre, duke pasur parasysh kompetencat dhe përgjegjësitë e MAP-it lidhur me administrimin e objekteve të institucioneve publike dhe realizimin në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Me këtë rast, ministrat Bajrami dhe Yagcilar theksuan se do të bashkëpunohet ngushtë mes dy institucioneve që ata i udhëheqin, në mënyrë që të realizohen të gjitha projektet brenda afateve të parapara.

Ky është Memorandumi i dytë i Bashkëpunimit që nënshkruhet nga ministrat Bajrami dhe Yagcilar për këtë qëllim. Tanimë, Ministria e Arsimit po lirohet nga përgjegjësitë e ndërtimit dhe renovimit të infrastrukturës së institucioneve edukativo-arsimore për t’u fokusuar me të gjitha kapacitetet në krijimin e politikave arsimore në funksion të ngritjes së cilësisë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)