22 Dhjetor 2024

MAShT angazhohet për sanimin e dëmeve në shkollat e Istogut

Prishtinë, 10 janar - Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Nehat Mustafa, i shoqëruar nga këshilltari Ragip Gjoshi dhe drejtoresha e Departamentit për Infrastrukturë, Fadile Dyla, vizituan komunën e Istogut.

Qëllimi i kësaj vizite ishte që të shihen nga afër shkollat e dëmtuara nga erërat e fuqishme që kanë mbretëruar këto ditë në Kosovë.

Zyrtarët e lartë të MAShT, i priti kryetari i Komunës, Haki Rugova me bashkëpunëtorë, i cili i informoi rreth dëmeve të shkaktuara në shkollat e kësaj komune.

“Jeni institucioni i parë i lartë qëndror që e viziton komunën tonë pas kësaj fatkeqësie natyrore, nga e cila pësoi më së shumti komuna jonë. Mundësitë buxhetore janë shumë të vogla për sanimin e kësaj gjendje, andaj ndihma e Qeverisë, është më se e domosdoshme”, tha kryetari Rugova.

Ndërkaq, zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa shprehu gatishmërinë e MAShT-it për të sanuar gjendjen e krijuar në shkollat e dëmtuara me qëllim që nxënësve t’iu krijohet sa më shpejt mundësia që të fillojnë mësimin në këto shkolla.

“Ne kërkojmë nga ju që të sillni një raport të përafërt për dëmet e shkaktuara, me qëllim që sa më shpejt të fillojnë procedurat për sanim të gjendjes”, tha zv.ministri Mustafa dhe shprehu besimin se edhe institucionet tjera qëndrore do të japin kontributin e tyre për të ndihmuar komunën në përgjithësi.

Zv.ministri Mustafa theksoi se problem në vete paraqesin procedurat e prokurimit. Njëherësh ai përgëzoi zyrtarët komunal për angazhimin në pastrimin e hapësirave dhe përgatitjen e shkollave për intervenimet e mëtutjeshme.

Sipas zyrtarëve komunal, por edhe nga ajo që panë në terren zyrtarët e lartë të MAShT, iu pa se ndër shkollat më të dëmtuara është shkolla “Bajram Curri” në Istog dhe shkolla “Hysni Zajmi” në Vrellë.

Ndryshe, në këtë komunë, gjysmëvjetori i dytë  nuk ka filluar  në asnjë shkollë. Sipas, përgjegjësve të arsimit të kësaj komune, mësimi do të fillojë të hënën e ardhshme në të gjitha shkollat.

Sipas tyre, do të bëhet përpjekje që, nëse është nevoja, mësimi të organizohet edhe në tri ndërrime, në hapësirat shkollore të sanuara. Ndërsa, orët e humbura gjatë këtyre ditëve do të kompenzohen gjatë muajve të ardhshëm.

Ndryshe , sipas informatave të mbledhura nga terreni, rezulton se mësimi ka filluar normalisht në të gjitha shkollat e Kosovës përveq atyre në komunën e Istogut, por, për shkak të dëmeve të shkaktuara nga erërat nuk ka filluar mësimi edhe në shkollën “Odhise Paskali” në Pejë dhe në shkollën “Nëna Terëzë” në Klinë.

Ndërsa, për shkak të mbylljes së rrugëve nga dëbora e madhe, mësimi nuk është zhvilluar në komunën e Dragashit, në shkollën e Dabishecit-Prishtinë dhe në shkollën e Desivojcës – Kamenicë.

Ndërsa, për të njëjtat arsye, mësimi është zhvilluar më vështirësi edhe në Duhël, Qadrak, Reshtan dhe Grejqevc të komunës së Suharekës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)