MASh propozon 1 javë pushim në institucionet arsimore nga data 22 mars
Prishtinë, 16 mars - Për të vlerësuar situatën me pandeminë COVID-19 në vend dhe në sektorin e arsimit, si dhe ndikimin e saj në situatën e përgjithshme pandemike, sot është mbajtur një takim ku kanë marrë pjesë ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, zyrtarët e lartë të MASh, udhëheqësit e IKShPK-së, ShSKUK-së, SBAShK-ut dhe Këshillit të Prindërve.
Edhe pse kafenetë, restoranët, sheshet dhe cdo gjë tjetër në vend funksionin normalisht Ministria e Arsimit i ka propozuar ministrit të Shëndetësisë dhe Komitetit për vlerësimin dhe koordinimin e situatës epidemiologjike kundër COVID-19 që nga data 22 mars 2021, të ketë pushim një javor në arsimin parauniversitar dhe në fund të kësaj jave të vlerësohet gjendja epidemiologjike dhe të vendoset për format më të mira të zhvillimit të procesit mësimor në periudhën në vijim.
MASH kekron qe Institucionet parafillore të mos e ndërprejnë aktivitetin edukativo – arsimor.
MASH po ashtu kekron qe Institucionet e arsimit të lartë të mbajnë fizikisht vetëm punën praktike dhe laboratorike, ndërsa ligjëratat në lëndët teorike të mbahen online.
Këto propozime do t’i dërgohen edhe me shkrim Ministrisë së Shëndetësisë nga ana e MASh, në mënyrë që të merret vendim nga Komiteti për vlerësimin dhe koordinimin e situatës epidemiologjike kundër COVID-19.
Edhe pse te gjitha vendet e botës sektorin e fundit qe e mbyllin është arsimi, Kosova është vendi i vetëm dhe i vequar në botë që të gjitha aktivitet tjera, si restaurante, kafene, sheshe përplot me njerës t'i lej të hapura dhe te mbyll shkollat dhe universitet, pavaresisht që edhe ashtu rangohet si vendi gati i fundit në arsim.
Të gjitha palët pjesëmarrëse në takim kanë ripërsëritur thirrjen që respektohen me përpikëri masat kundër pandemisë nga të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.