MASH pranon 215 tabletë nga OSBE
Prishtinë, 19 tetor - Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) ka bërë të ditur se sot do të bëjë pranimin e 215 tabletëve nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).
Në ceremoninë e pranimit të donacionit do të marrin pjesë, Ambasadori i OSBE-së, Jan Braathu, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj dhe zëvendësministri i Arsimit, Xhavit Rexhaj.