22 Dhjetor 2024

Mariborska livarna shpall konkursin e fondit për ruajtjen e ujit

Maribor, 8 shtator - Mariborska livarna Maribor shpallë konkursin e Fondit të Armalit për ruajtjen e ujit, për vitin shkollor 2011/2012. Në konkurs mund të paraqiten shkollat fillore nga Sllovenia, Kroacia, Serbia, Bosna dhe Hercegovina, Maqedonia, Mali i zi dhe Kosova.

Shkollave të cilat do të mbarojnë posterët më origjinal me temë ujin, Mariborska livarna do t'ju mundësojë këshillim profesional nga fusha e shpenzimit të ujit si dhe do t'ju dhurojë armaturat nga marka e njohur Armal dhe aksesorë tjerë sanitarë, të cilat do ti ndihmojnë shkollës që të bëhet ekologjikisht më e vetëdijshme dhe e përgjegjshme ndaj ujit dhe ambientit.

Shkollat mund të lajmërohen në konkurs deri më 28. tetor, ndërsa rezultatet e zgjedhjes së shkollave të Armalit do të bëhen të ditura në dhjetor.

Mariborska livarna Maribor është njëra nga kompanitë më të mëdha industriale sllovene, ku janë të vetëdijshëm për përgjegjësinë ndaj njerëzve, ambientit dhe natyrës. Përgjegjësinë e vet shoqërore nga viti 2004 e realizojnë me projektin ekologjik për shkolla – Fondi i Armalit për ruajtjen e ujit.

Qëllimi kryesor i Fondit të Armalit është motivimi i të rinjve për një qëndrim më aktiv dhe më pozitiv ndaj ambientit dhe natyrës si dhe t'ju ndihmojë shkollave që të bëhen ekologjikisht më të vetëdijshme.

Mariborska livarna në konkurs, i pajisë shkollat e zgjedhura me armatura kualitative të Armalit dhe me aksesorë tjerë, të cilët ndihmojnë në kursimin e ujit, zvogëlimin e ndikimeve negative në ambient dhe ruajtjen e ujit si për sot ashtu edhe për nesër.

Në vitin shkollor 2011/2012 projekti rrjedhë për vitin e tetë me rradhë. Në vitet e veprimit projekti është zhvilluar në një projekt të suksesshëm ndërkombëtar, i cili çdo vit tërheqë shumë shkolla. Në Fondin e Armalit marrin pjesë 155 shkolla nga 6 shtete, kurse këtë vit do t'ju bashkangjiten edhe shkollat nga Kosova.

Mariborska livarna ju ka dhuruar shkollave 1345 armatura Armal dhe material tjetër, që tek të rinjtë nxisin një qëndrim më përgjegjës ndaj ujit.

Qëllimi i Fondit të Armalit është që ti edukojë ambasadorët e rinj të ujit, deri tani janë më shumë se 30.000, të cilët me aktivitetet e tyre, njohuritë dhe përgjegjësinë ndaj natyrës, do të shpërndajnë porosinë e rëndësishme mbi rëndësinë e ruajtjes së ujit duke u bërë kështu shembull si për moshatarët e tyre ashtu edhe për të rriturit.

Përmbajtjen e konkursit me të gjitha kushtet mund ta gjeni në faqen e internetit të Armalit www.armal.eu. Paraqitjen në konkurs me posterin me temë ujin, shkollat mund ta dërgojnë deri më 28 tetor.

Të gjitha aplikacionet të cilat do të arrijnë me kohë, do t'i shqyrtojë komisioni i posaqëm i Mariborska livarnës, ndërsa zgjedhja e shkollave të Armalit do të shpallet në dhjetor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)