MAPL financon renovimin e objektit të shkollës në fshatin Gjurishefc
Prishtinë, 16 shkurt - Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Bajram Gecaj dhe Kryetari i komunës së Kamenicës, Begzad Sinani, kanë nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi për realizmin e projektit -Renovimi i objektit të shkollës në fshatin Gjurishefc- në komunën e Kamenicës.
Nënshkrimi i marrëveshjes së mirëkuptimit mes MAPL-së dhe Komunës së Kamenicës u realizua në kuadër të mbështetjes së MAPL-së për financimin e projekteve kapitale me interes për komunat dhe qytetarët.