22 Dhjetor 2024

Malmstrong: Nga liberalizimi vizave përfitoni edhe ju nxënës

Prishtinë, 20 janar -  Cecilia Malmstrong, Komisionere për Punë të Brendshme e Bashkimit Evropian, në vizitën që po i bën Kosovës me rastin e fillimit të dialogut për liberalizimin e vizave, sot ajo ka vizituar shkollën“Selman Riza” në Fushë –Kosovë.

Znj. Malmstrong , gjatë vizitës që po i bën Kosovës, ka shprehur interesimin për të parë nga afër se si po ecën  procesi i integrimit në shkollë i nxënësve të komunitetit Rom Ashkalinj dhe Egjiptian -RAE , të kthyer  në Kosovë.

Znj. Malmstrong  me bashkëpunëtorë qëndruan një orë të plotë mësimi më nxënësit, me të cilët  biseduan  për zhvillimin praktik të  mësimit, për raportet shoqërore mes  nxënësve shqiptarë dhe  të komuniteteve, për tekstet shkollore dhe  kushtet  tjera praktike, që e ndihmojnë dhe bëjnë që arsimi të jetë sa më cilësor.  

Ajo u shpreh se ndjehet e kënaqur më atë që pa  dhe  porositi nxënësit që të mësojnë sa më shumë, ndërsa  përkujtoi se qëllimi i vizitës së saj  në këtë  institucion arsimor është të shoh nga afër  se si zhvillohet mësimi në klasat, ku së bashku mësojnë nxënësit shqiptarë  dhe  moshatarët e tyre  të komunitetit RAE e të tjerëve  në Kosovë.

Ajo  gjithashtu ua  përkujtoi nxënësve se  vizita e saj në Kosovë kryesisht ka të bëjë me liberalizimin e vizave, nga e cila, siç tha ajo, “do të përfitoni  edhe ju nxënës të dashur”. 

Zëvendës ministri Mustafa e informoi zyrtaren e lartë të Bashkimit Evropian  znj . Cecilia Malmstrong, për përkushtimin e Ministrisë së Arsimit, që të ofrojë mundësi shkollimi  për secilin  qytetarë të Republikës së Kosovës  në gjuhën amtare.

“Ne jemi të angazhuar për  gjithëpërfshirje në arsim  konform standardeve  evropiane, duke ofruar  shanse të barabarta për të gjithë përfshirë këtu edhe  pjesëtarët e komuniteteve  Serb, Boshnjak, Turq dhe komunitetin RAE. Ndërkaq, vëmendje të veçantë i kemi kushtuar integrimit të nxënësve të kthyer të komunitetit RAE, për  arsimimin dhe edukimin e tyre  përveç mësimit të rregullt kemi organizuar edhe mësim intensiv  për t’ju mundësuar  të zënë hapin me moshatarët e tyre“, tha zv. Mustafa.

Zëvendësministri Mustafa gjithashtu e njoftoi zyrtaren e lartë të BE- së në Kosovë  janë rreth 35 shkolla të përziera  dhe se gjuha angleze me Kurrikulën e ri është menduar që të mësohet nga klasa e parë, kurse nga klasa e 6 nxënësit do të kenë mundësi të zgjedhin edhe ndonjë gjuhë të huaj sipas dëshirës.

Ndryshe në shkollën fillore “Selman Riza” në Fushë- Kosovë,  ku aktualisht  mësimi zhvillohet në 3 ndërrime,  vijojnë mësimin 1543 nxënës prej të cilëve 490 janë të komunitetit RAE . Mësimi  zhvillohet në klasë të integruara,  ndërsa  gjatë gjysmëvjetorit të parë  janë  kthyer dhe sistemuar  në shkollë 14 nxënës të komunitetit rom.

 

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)