Malishevë, shkolla fillore ende pa ngrohje, mësimi nuk fillon
Malishevë, 6 janar - Shkolla fillore Ibrahim Mazreku nuk i ka hapur fare dyert dje dhe as sot për nxënësit dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle, gjë që pritet të vazhdojë edhe për disa ditë.
Kjo për faktin se, që nga rasti tragjik i shpërthimit të kaldajës së gazit të kësaj shkolle ku humbi jetën punëtori i kësaj shkolle Zymer Hoti, shkolla ka mbetur pa ngrohje.
Malishevapress ka arritur të kontaktoj me Drejtorinë Komunale të Arsimit përmes Zyrës për Informim pranë komunës e cila në përgjigjen e saj ka thënë se Procedurat për rregullimin e ngrohjes në këtë shkollë, nga ana e Komunës, janë kryer, por është çështje e kushteve klimatike, që opreatori nuk mundet me fillu me ndërtu ankesin për vendosjen e kalldasë për ngrohje.
Nuk dihet se sa do të zgjasë kjo ndërprerje e mësimit dhe vazhdim i pushimit dimëror por në bazë të përgjigjeve nga zyra për informim pritet që shumë shpejtë do rregullohet problemi dhe do rifiloj mësimi. Shumë shpejt, do të filloj rregullimi, kurse ditët e humbura të mësimit në shkollë, do të zëvendësohen thuhet në përgjigjen e tyre dhënë Malishevapress-it.
Kurse në lidhje me deklaratën e Ministrit të Arsimit, Arsim Bajrami i cili dje ka përmendur edhe Malishevën në mesin komunave ku ka pasur probleme me fillimin e gjysmë vjetorit të dytë shkollor, zyra thotë se ministri Bajrami, ka thënë në disa shkolla, si në Malishevë, Shalë, etj
dhe jo në disa shkolla në Malishevë, pasi në Malishevë, mësimi ka filluar në gjitha shkollat, përjashtuar SHMU Ibrahim Mazreku, që dihet për shkak të aksidentit dhe rrjedhimisht ende nuk ka ngrohje, andaj edhe ska mundur të filloj procesi mësimor
, duke lënë të kuptohet se mësimi ka filluar në gjitha shkollat tjera të komunës së Malishevës. /MalishevaPress