28 Dhjetor 2024

LVB: Nuk ka suksese për studentë pa suksese

Prishtinë, 1 tetor - Lëvizja studentore për barazi- ‘STUDIM KRITIKË VEPRIM’, ka vlerësuar se nuk ka suksese për studentë pa suksese për shoqërinë e Republikën.

Në prag të fillimit të vitit të ri akademik, Republika jonë është në prag të një rreziku të madh. Do të duhej t\'i uronim suksese njëri-tjetrit për këtë fillim vit akademik, por nuk mund të ketë suksese vetëm për studentë pa u angazhuar për sukseset e shoqërisë në përgjithësi.

Në vazhdën e degradimit ekonomik e politik gjatë këtyre 16 viteve, Republika e Kosovës është përballë një rrëziku i cili mund të rezultojë si fatal për shoqërinë tonë nëse ne qëndrojmë indiferentë dhe e lejojmë të ndodhë këtë.
Republika e Kosovës ka nevojë që të mbrohet nga qytetarët e saj. Ajo po ndahet si territorialisht, ashtu edhe në aspektet institucionale, në fushën e gjyqësisë e policisë, arsimit e shëndesisë, buxhetit, telekomunikacionit dhe energjisë. Kjo do të ngjajë në jo më pak se në një të tretën e territorit të saj.

Studentë- aktivistë të SKV-së, bashkë me mbështetës dhe studentë të tjerë vullnetmirë, kanë filluar që të organizohen në mbledhjen e peticioneve tek të gjithë këta shumë qytetarë që nuk pajtohen ta shesin republikën. Ne nuk kemi as territor e as pasuri të tepërta që t\'i falim ato dhe ne do të angazhohemi që ti mbrojmë në çdo mënyrë atë që na takon dhe atë që jemi përpjekur ta ndërtojmë.

Lëvizja Studentore për Barazi-‘Studim Kritikë Veprim’ ju bën thirrje që të gjeni kohën të organizoheni apo të na bashkoheni në organizim.

Ne ju lusim që ta keni vëmendjen dhe gatishmërinë më të shtuar gjatë këtyre ditëve. Këto ditë nuk janë ditë të zakonshme dhe angazhimi ynë duhet të jetë më tepër se i zakonshëm. Ne nuk duhet lejuar të shpërfillim atë që është interes i shoqërisë dhe brezave të ardhshëm.  Andaj, ju ftojmë që krahas angazhimeve për studimet të ndani vëmendjen dhe kohën për atë që e kemi të përbashkët, Republikën.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)