15 Nëntor 2024

Limak vazhdon bashkëpunimin me Universitetin e Prishtinës

Prishtinë, 13 tetor - Dje në ambientet e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, është nënshkruar vazhdimi i marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet kompanisë Limak dhe Universitetit të Prishtinës.

“Universiteti i Prishtinës në vazhdimësi zhvillon programe me qëllim të përgatitjes së mëtutjeshme akademike dhe profesionale të studentëve. Një nga fushat ku Universiteti është i koncentruar është edhe bashkëpunimi me kompani të ndryshme, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve profesionale të studentëve në trend me zhvillimet e fundit të tregut.”, tha me këtë rast Prof. Dr. Marjan Dema, Rektor në Universitetin Publik të Prishtinës.

Kompania Limak, që ndër të tjerash menaxhon me Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, tashmë për herë të tretë do të bëjë implementimin e programit të Institutit Limak për Shërbime Aeroportuale, me qëllim të ngritjes së njohurive të studentëve të Universitetit të Prishtinës në fushën e aviacionit.

“Limak ASI paraqet mundësi për studentë të talentuar që kanë dëshirë të bëhen pjesë e kësaj industrie. Instituti bën ngritjen e shkathtësive dhe përgatitë studentët të ofrojnë shërbime aeroportuale.”, deklaroi z. Haldun Firat Kokturk, Drejtor Ekzekutiv në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Ai falenderoi Universitetin e Prishtinës për bashkëpunimin e mirëfilltë dhe studentët për energjinë shumë frymëzuese, duke theksuar që tani më se 45 studentë të diplomuar nga dy gjeneratat e para janë pjesë e Aeroportit të Prishtinës.

Instituti Limak për Shërbime Aeroportuale është themeluar në vitin 2014 dhe ka për qëllim rritjen e mundësive për ngritje profesionale dhe kapaciteteve të studentëve të Universitetit të Prishtinës në fushën e aviacionit. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)