23 Dhjetor 2024

Let’s Do It kundërshton ndryshimin e emrit të SHFMU “Shkolla e Gjelbër”

Prishtinë, 11 shkurt - Organizata Let’s Do It përmes këtij reagimi kundërshton ndryshimin e emrit të Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Shkolla e Gjelbër” në Prishtinë, propozuar nga disa asambleistë në mbledhjen e Kuvendit Komunal të Prishtinës të mbajtur më 05.02.2019.

Let’s Do It përkrah reagimin e Këshillit Drejtues të kësaj shkolle, për faktin se një iniciativë e tillë është ndërmarrë dhe është kërkuar të hidhet në votim pa konsultim me Këshillin, Drejtorinë Komunale të Arsimit dhe Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Emërtimi i kësaj shkolle, si “Shkollë e Gjelbër” është bërë për shkak të karakteristikave që posedon shkolla, e të cilat janë unike përveç në Kosovë, edhe në rajon. Andaj, Let’s Do It vlerëson se e njëjta do të duhej të merrej model nga shkolla tjetër, e jo të vetmes të këtij lloji t’i ndryshohet emri.

“Shkolla e Gjelbër” është një projekt unik, duke filluar nga koncepti arkitektonik, përdorimin e infrastrukturës si dhe përzgjedhja e materialeve të ‘gjelbëra’ dhe të recikluara.

“Shkolla e Gjelbër” është e vetmja që karakterizohet me shumë aktivitete me qëllim të ruajtjes së mjedisit, përdorimit të sistemeve të ndryshme, me qëllim të reduktimit të konsumit të energjisë dhe rritjes së energjisë së prodhuar, krijimi i edukimit për energji të ripërtërirjes dhe krijimit të modeleve të ndryshme të replikueshme në të ardhmen.

Tutje, Let’s Do It kërkon sa më shumë përkrahje për projekte të tilla, siç është ky i “Shkollës së Gjelbër”, në mënyrë që të rritet vetëdija e fëmijëve për ruajtjen e mjedisit dhe shtjellimit të ideve kreative në fushën e mjedisit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)