Lëndohet një fëmijë duke luajtur në oborrin e shkollës fillore
Klinë, 16 shtator - Dje rreth orës 17:20 policia pran Stacionit policor në Klinë ka bërë të ditur se ka pranuar informatë se në oborrin e shkollës fillore Ismet Raci në Klinë, një fëmijë ishte lënduar dhe e kishin dërguar për në Q.M.F në Klinë.
Viktima, shtetasi shqiptar i Kosovës K.Z. (2003) kishte qenë duke luajtur së bashku me vëllain e tij më të vogël dhe një fëmijë tjetër,në fushë futbolli në oborrin e shkollës.
Porta e futbollit nga materiali i hekurt dyshohet se ishte rrëzuar, e kishte goditur në kokë fëmiun,me çrast ka pësuar lëndime serioze.
Viktimën e kanë dërguar për në Spitalin Rajonal në Pejë dhe për shkak të lëndimeve serioze është dërguar për në QKUK Prishtinë .
Rasti është duke u hetuar nga njësiti përkatës i hetimeve të këtij stacioni policor.