Lëndohen policë e protestues para rektoratit të UP
Prishtinë, 6 shkurt - Disa studentë dhe anëtarë të shoqërisë civile janë mbledhur para rektoratit të Universitetit të Prishtinës edhe sot për të kërkuar dorëheqjen e rektorit Ibrahim Gashi.
Në mesin e protestuesve ka qenë edhe Veton Surroi, Flaka Surroi, Halil Matoshi, Igballe Rugova, Imer Mushkolaj, Ilir Deda, Lumir Abdixhiku, Blerta Syla, e figura të tjera të njohura.
Pas tentativës së studentëve, policia ka filluar përdorimin e sprejit. Të paktën një polic raportohet se është lënduar por gjithashtu njoftohet se ka të lënduar edhe në mesin e protestuesve.
Konflikti filloi pasi potestuesit kanë hyrë në oborrin e Rektoratit të UP-së, dhe kanë tentuar të hyjnë edhe brenda objektit, aty ku aktualisht po qëndron Rektori Ibrahim Gashi dhe Këshilli Drejtues