22 Dhjetor 2024

LDK: Regjistrimet pa provim pranues dëmtojnë cilësinë

Prishtinë, 18 korrik - Lidhja Demokratik e Kosovës (LDK) ka vlërsuar se regjistrimet pa provim pranues, që këtë vit do të aplikohen në shtatë fakultete, përbëjnë veprimin e radhës të dëmshëm të MASHT-it.

Regjistrimet pa provim sipas LDK-së bëjnë që vlera e degëve të fakulteteve përkatëse të konsiderohet e ulët. Kështu nuk rritet interesimi për të studiuar në këto degë, përkundrazi ulet edhe më shumë.

Po ashtu, ky veprim ua pamundëson njësive akademike që vetë të zgjedhin kandidatët më të mirë.

LDK-ja konsideron se interesimin për të studiuar në të gjitha profilet e rrit puna e vërtetë, reformat e thella, që do të rezultonin me programe atraktive studimi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)