22 Dhjetor 2024

LDK: Qeverinë nuk ka politika të duhura për arsimin universitar

Prishtinë, 12 janar - Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) serish ka akuziar Qeverinë se nuk ka politika të duhura për arsimin universitar publik, si një nga shtyllat e zhvillimit të shoqërisë në të gjitha fushat dhe si një veprimtari të cilën qeveria ka obligim ta përmirësojë e ta zhvillojë. 

\"Për fat të keq, qeveria gjatë tërë vitit 2011nuk ka arritur asnjë rezultat në këtë fushë të rëndësishme. Ka rritur artificialisht numrin e përfshirjes në universitetet publike dhe me këtë, pos tjeash, ka rrezikur edhe atë nivel cilësie që kemi në arsimin univeristar\", thuhet në vlerësimin e kësaj partie.

Kështu, univeristetet publike të vendit, në mungesë të mbështetjes financiare nga ana e qeverisë, sipas LDK-së nuk kanë arritur të përmbushin objektivat themelore të tyre e që janë: prodhimi i dijes nëpërmjet kërkimeve shkencore, kjo për shkak se përbrenda njësive akademike mungojnë institutet kërkimore, por edhe fondet për veprimtari shkencore; publikimi i rezulatateve shkencore e artistike të pedagogëve, sepse, me një përjashtim të vetëm, mungojnë revistat shkencore dhe fondet për t’i mbajtur ato; mungesa e ambienteve të majftueshme dhe të duhura për punë, sidomos në Universitetin e Prizrenit; mungesa e cilësisë së duhur, për shkak të numrit tejet të madh të studentëve etj.

Lidhja Demokratike e Kosovës konsideron se Univeristetit të Prishtinës i duhet më shumë përkrahje dhe pavarësi financiare, qoftë për universitetin në tërësi, qoftë për njësitë akademike në veçanti.

Këtij universiteti sipas tyre duhet t’i bëhet e mundur që t’i zhvillojë vetë politikat akademike, duke nisur nga numri i studentëve që regjistron çdo vit, pastaj në procesin e reformimit të programeve dhe në politikat e kuadrit.

Programet e studimeve duhet t’i vendosin vetë universitetet, pa asnjë trysni politike nga ana e qeverisë. Universitetet publike duhet të ketë fonde të mjaftueshme për kërkime shkencore, fonde për specializimin e kuadrit të tij, si dhe fonde për të hapur vende të reja të punës për sa më shumë asistentë të rinj.

Universiteti i Prizrenit, universiteti i dytë publik në vend, sipas LDK-së funksinon me vështirësi tepër të mëdha, pa ambiente të duhura të punës dhe pa përkrahjen e duhur të qeverisë.

\"Madje, edhe akreditimi 1-vjeçar i këtij universiteti është kundërligjor, meqë nuk mund të akreditohen vetëm për një vit as programet e reja e lëre më universitetet. Me këtë qeveria vetëm sa lë hapur të gjitha dyert për ta shantazhe dhe përdorime të mundshme të Universitetit të Prizrenit dhe për interesa politike.\"

Po ashtu, ky universitet, gjithnjë sipas LDK-së në kundërshtim me ligjin, ende nuk është formalizuar, meqë vendimi i qeverisë për themelimin e tij deri më sot nuk është ratifikuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, madje qeveria as që ka marrë mundimin t’i drejtohet Kuvendit për këtë çështje.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)