22 Dhjetor 2024

LDK: MASHT pa buxhet dhe pa prioritete të vërteta

Prishtinë, 23 janar - Lidhja Demokratike e Kosovës ka vlerësuar se nga ato që tha ministri i Arsimit, Shkencës dhe i Teknologjisë, Ramë Buja, dëshmohet edhe një herë se MASHT-i nuk bën punë të bazuar në programe të mirëfillta qeverisëse, nuk ka projekte të zbatueshme dhe as strategji të studiuar.

Vetë ministri, pasi shpalli prioritetet, tha që buxheti nuk do të mjaftojë, andaj vetë e dëshmoi se prioritetet nuk do të realizohen, ato nuk janë prioritete të vërteta.

Si edhe vitin që shkoi, MASHT-i vetëm shpall prioritete dhe sipas LDK nuk përmbush asgjë.

"Si një prioritet i përsëritur doli cilësia në arsimin e vendit. Vitin që shkoi nuk ka pasur ngritje të cilësisë, madje ka pasur degradim, ndërsa gjatë këtij viti po projektohet degradimi tjetër, me ndërhyrjet që po bën MASHT-i në politikat dhe në procedurat e zgjedhjes dhe të regjistrimit të studentëve në universitetet publike", thuhet në vlerësimin e LDK-së.

Prioritet tjetër është ai i tre viteve të shkuara, ndërtimi shkollave, që kanë nisur që në vitin 2008 dhe ende nuk janë përfunduar, ndërsa qeveria vit pas viti i paraqet si projekte dhe investime të reja e nuk janë aspak të tilla.

Prioritet i radhës i shpallur nga MASHT-i janë publikimet për 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, gjë kjo që nuk i takon qeverisë, por institucioneve shkencore të vendit.

Edhe abetarja e përbashkët u shpall prioritet dhe ministri sipas LDK-së prapë harroi që marrëveshja e tij me ministrin e Arsimit të Republikës së Shqipërisë është në kundërshtim me frymën evropiane, që kërkon konkurrencë të hapur dhe sa më shumë tekste alternative. Po kjo kërkohet edhe nga Ligji për Tekstet Shkollore..., të cilin MASHT-i e shkel në secilin rast. Në këtë rast janë shkelur nenet 5, 6,7, 8 dhe 9 të këtij Ligji.

Prioriteti i fundit i MASHT-it për vitin 2012 është dhënia e një çmimi, një mirënjohjeje, gjë që nuk kërkon kurrfarë programi të punës dhe nuk mund të konsiderohet prioritet fare.

"Theksojmë edhe një herë se MASHT-i as këtë herë nuk ka arritur t’i mbrojë interesat e nxënësve, studentëve dhe të punonjësve të arsimit në rastin e ndarjes së buxhetit, meqë 41 milionë euro, sa do të ketë arsimi i vendit gjatë këtij viti, është një shumë e papërfillshme dhe që nuk do të mundësojë të bëhen investime kapitale, s’do të ketë më shumë përfshirje në arsimin parashkollor, nuk do të ketë më shumë objekte, nuk do të ketë as më shumë cilësi", thuhet në fund të vlerësimit të LDK-së për arsimin në vend. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)