23 Dhjetor 2024

LDK: Masht nuk mund ta padisë askënd

Prishtinë, 6 qershor - Lidhja Demokraike e Kosovës (LDK) vlerëson se Ministria e Arsimit, Shkencës dhe e Teknologjisë (MASHT) po përpiqet që ta tërheqë vëmendjen nga parregullsitë e mëdha të procesit të testimit të maturantëve, kinse me paditjen e Forumit Rinor të LDK-së.

LDK thekson se MASHT-i i PDK-së nuk e di që nuk mund të bëjë padi për asgjë, meqë këtë nuk ia lejon normativa e re ligjore e Republikës së Kosovës.

\"Për deklarimet e FR të LDK-së nuk ka bazë për asnjë kallëzim, meqë FR i LDK-së i ka bërë të njohura burimet e veta. Kallëzim duhet të bëhet për falsifikueset e reja, familjare të zyrtarëve të lartë të PDK-së\", vlerëson LDK.

LDK-ja i bën thirrje përgjegjësve të procesit të Provimit të Shtetëror të Maturës, me në krye personin e quajtur Nehat Mustafa, që t’i lexojnë ligjet, ndërsa nga organet përkatëse kërkon që t\'i hetojnë shkeljet e vazhdueshme të këtij personi dhe të bashkëpunëtorëve të tij në këtë proces, në procesin e kundërligjshëm të blerjes së librave për shkollat fillore dhe të mesme të ulëta, të nënvizuar edhe në raportin e auditorit, si dhe në gjithë veprimtarinë e tij qëkur aty e kanë instaluar strukturat e PDK-së dhe ish-ministri Hoxhaj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)