22 Dhjetor 2024

LDK: MASHT ka politika të gabuara të investimeve kapitale

Prishtinë, 7 shkurt - Gjatë katër vjetëve të fundit, MASHT-i ka udhëhequr politika të gabuara të investimeve kapitale dhe ka treguar mungesa të mëdha në angazhimin e vet në shërbim të arsimit dhe të qytetarëve të Kosovës.

Këto politika të gabuara të investimeve dhe mospuna e theksuar e MASHT-it, kanë bërë që tash e katër vjet të mos përfundojë ndërtimi i 28 objekteve shkollore. Madje, MASHT-i tha që sivjet vetëm 6 objekte do të përfundohen, për të dëshmuar edhe një herë se ritmi i punëve është fare i ngadalshëm, edhe pse problemet me hapësirat shkollore janë shumë të mëdha.

Një qeveri që bën politika të menduara, do të kishte ndërtuar deri më tani mbi 20 objekte dhe do ta kishte zgjidhur problemin në masë të madhe, kurse kështu MASHT-i vetëm sa e ka lënë Kosovën pa 28 shkolla gjithë këto vite.

Në një llogari të shpejtë, po të ndaheshin investimet si duhet, çdo vit do të zgjidheshin nevojat e shtatë zonave, pra do të mund të ndërtoheshin nga 7 shkolla në vit dhe nuk do të barteshin si probleme të pazgjidhura nga viti në vit.

Për shkak të planifikimeve të gabuara dhe mosaftësisë së ministrit dhe stafit politik të MASHT-it, edhe buxheti për arsimin dhe shkencën, i shprehur në përqindje, është më i ulëti në vitet e fundit, nën 3 për qind.

Po ashtu, investimet kapitale për vitin 2012 do të jenë fare të vogla, të papërfillshme, meqë nga shuma prej 14. 3000 euro, vetëm 2.5 milionë euro janë investime të reja. Edhe kjo e dëshmon se MASHT-i nuk ka dhe nuk di të bëjë politika të duhura dhe se kjo qeveri nuk e ka prioritet arsimin e vendit. Gjithë ato që thotë qeveria janë deklarata boshe, pa asnjë mbështetje politike dhe pa mbështetje profesionale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)