22 Dhjetor 2024

LDK: MASHT diskriminon qytetarët e Kosovës

Prishtinë, 24 nëntor - Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka vlërësuar se qeveria, me Buxhetin e viti 2012, në fushën e arsimit, sa u takon investimeve kapitale, ka diskriminuar qytetarët e Kosovës, sepse ka bërë shpërndarje të padrejtë, duke favorizuar komunat që udhëheq PDK-ja, edhe pse më shumë se gjysma e popullsisë së vendit jeton në komunat e tjera.

Qeveria sipas LDK-së edhe në këtë rast e dëshmon se nuk punon për interesat e të gjithë qytetarëve të Kosovës, por për interesat e veta të ngushta.

"Investimet kapitale në fushën e arsimit, të projektuara në Buxhetin 2012, përpos diskriminimit, shoqërohen me mashtrime të mëdha, meqë edhe projekte të vitit 2010 futen si projekte të vitit 2012, për të fryrë kështu kot shumën e investimeve. Po theksojmë se këtë nuk janë projekte të bartura, por projekte që do duhej të ishin kryer 2 vite më parë", thuhet në vlerësimin e ekspreteve të kësaj partie.

Saktësisht, në fushën e arsimit, për vitin 2012 Qeveria ka projektuar të investojë 24.3 milionë euro, që përbën 3.9 % të investimeve kapitale të shpallura prej 616 milionë eurosh.

Nga kjo shumë, vetëm 2.5 milionë euro u takojnë projekteve të reja, meqë të tjerat janë projekte të bartura që nga viti 2010. Vetëm në Kosovë ndërtimi i një shkolle mund të zgjasë 3 vjet, pasi MASHT-i me pak milionë në vitin 2010 ka nisur me dhjeta shkolla, të cilat tani sërish figurojnë në Buxhetin e vitit 2012, meqë Qeveria nuk i ka paguar ende kontraktorët. Ju rikujtojmë se, sipas Raportit të Progresit 2011, Qeveria ka 32 milionë euro obligime të pashlyera.

Në anën tjetër, siç kanë vlerësuar ekspertët e LDK-së, shpërndarja e investimeve kapitale në fushën e arsimit nëpër komuna është e padrejtë dhe tepër diskriminuese.

Në komunat e qeverisura nga LDK-ja: Prishtina, Fushë-Kosova, Podujeva, Istogu, Obiliqi, Novobërda, jeton rreth 40 % e popullsisë së Kosovës, ndërsa këto komuna do të marrin vetëm 19% të buxhetit për ndërtimin e shkollave.

Prishtina ka 55 mijë nxënës në shkollat fillore dhe ato të mesme, apo rreth 15% të numrit total të nxënësve në Republikën e Kosovës, ndërsa merr 4% të buxhetit për ndërtimin e shkollave që bën Ministria e Arsimit (apo 575 mijë euro nga 14.3 milionë).

Vetëm Skënderaj sipas LDK-së do të përfitojë thuajse trefish më shumë buxhet për ndërtimin e shkollave nga Ministria e Arsimit (1.43 milionë nga 14.3 milionë sa investon Ministria e Arsimit në ndërtimin e shkollave).


Në anen tjetër Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) i vlerëson si të paqëndrueshme konstatimet e ekipit të ekspertëve të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të LDK-së rreth shtrirjes së investimeve kapitale, si dhe akuzat për favorizim të komunave që udhëheqë PDK-ja.

Qeveria e Kosovës, gjegjësisht MAShT-i, bazuar në numrin e nxënësve, në kontinuitet ka hartuar Planin Strategjik të investimeve kapitale në fushën e arsimit.

Vetëm gjatë tre viteve të fundit të qeverisjes janë realizuar 227 projekte, në mesin e tyre 79 objekte shkollore, ndërkaq për vitin 2012 është planifikuar ndërtimi i ri si dhe përmbyllja e investimeve në 63 objekte arsimore.

"Synim yni ishte ndërtimi i së paku një shkolle të mesme në çdo qendër komunale. Në investimet për vitin 2012 është paraparë ndërtimi i gjashtë objekteve shkollore në komunat që qeverisë LDK-ja dhe që kapin vlerën prej 3,202,500.00 euro. Në komunat ku qeverisë AAK, MAShT për vitin 2012 ka paraparë ndërtimin e 5 objekteve shkollore që kapin vlerën prej 3,810,000.00 euro", thuhet ne reagimin e MASHT.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)