LDK kundër uljes së pragut të kalueshmërisë për provimin e maturës
Sipas një komunikate për media të LDK-së, ministri Buja edhe me këtë vendim, dëshiron të fshehë dështimin në rritjen e cilësisë në shkollat e Republikës së Kosovës.
Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon nga Buja që të heq dorë nga vendimet e tilla dhe nga veprimet që e dëmtojnë sistemin e arsimit.
Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon punë, përkushtim dhe ligjshmëri, sepse kjo është mënyra e vetme për të rritur cilësinë dhe rezultat e nxënësve në shkollat tona.
Me veprime të kundërligjshme dhe me manipulime të rezultateve, siç ka bërë viteve të fundit MASHT-i, kur ka organizuar keq testin dhe ka lejuar manipulime të mëdha, cilësia në arsimin e Republikës së Kosovës nuk do të rritet, por do të rrezikohet edhe më tej", thuhet në komunikatë.