LDK: Ja dështimet e Ministrisë së Arsimit
Prishtinë, 28 dhjetor - Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka bërë të ditur se gjatë tërë vitit, ka ndjekur zhvillimet në fushën e arsimit dhe të shkencës dhe, nëpërmjet Ekipit të Ekspertëve e në forma të tjera, ka raportuar lidhur me veprimtarinë e MASHT-it, ka vlerësuar dhe ka dhënë zgjidhjet e veta në vijimësi.
Në këtë paraqitje LDK ka jap vlerësimet e përmbledhura për rrjedhat kryesore në fushën e arsimit dhe të shkencës, në sistemin e arsimit në vecamnti dhe në institucionet nacionale vartëse të MASHT-it.
LDK-ja vlerëson se viti 2011 ka qenë vit i dështimit të plotë të ministrit Buja, zëvendësve të tij dhe MASHT-it në përgjithësi. Kjo ka dëmtuar institusionet dhe gjithë sistemin e arsimit në vend.
Ministri Buja dhe ekipi i tij është treguar joprofesional pasi që sipas LDK-së ky dikaster është shquar për jotransparencë dhe për shkelje sistematike të ligjeve dhe nuk ka patur asnjë investim kapital dhe asnjë sukses, me përjashtim të suksesit madhor kur Buja bleu vetura për tufën e zëvendësministrave të tij.
Po ashtu ministri sipas LDK-së ka patur si rezultate personale përurimin e shkollave të përuruara më parë, përurimin e shkollavqe që kanë ndërtuar të tjerët e për të cilat MASHT-i nuk ka dhënë asnjë cent, si dhe themelimin e shkollës doktorale në UP, shkollë kjo që natyrisht ekzitonte shumë më parë se të kujtohej për të minstri i Arsimit.
\"Në fillim të vitit, MASHT-i e shpalli Kosovën Shtet të dijes. Tani, në fund të vitit, evidentojmë se për dijen nuk është bërë asgjë. Ndërsa, për vitin tjetër fondet për dijen dhe shkencën do të jenë edhe më të vogla, sa një e katërta e vitit të kaluar. Politikat për këtë fushë nuk ekzistojnë fare, prandaj nuk ka as edhe një program\", thuhet në deklaratën e LDK-së.
Në fillim të mandatit siç kanë thënë ekspertë të arsimit të kësaj partie, MASHT-i e shpalli cilësinë në arsim si prioritet, në fund të vitit nuk mund të evidentojmë asnjë nismë dhe, logjikisht, asnjë rezultat, ndërsa, gjatë vitit që vjen, nuk do të ketë më shumë hapësira shkollore, nuk do të ketë kushte më të mira, sepse nuk do të ketë më shumë investime. Logjikisht, nuk do të ketë më shumë cilësi.
Nga viti 2008 buxheti për arsimin është zvogëluar, krahasuar me brutoproduktin vendor. Gjatë këtij viti investimet kapitale kanë pësuar rënie drastike, madje nuk janë përmbushur as obligimet për punë të kontraktuara më parë.
Ndërtimi i disa nga objektete shkollore, të filluara para tri viteve sipas LDK-së ende nuk kanë përfunduar e po ashtu, shpërndarja e investimeve kapitale ka qenë e padrejtë dhe jo e balancuar dhe një gjë e tillë do të ndodhë edhe gjatë viti 2012.
\"MASHT-i, për të krijuar mundësi përqendrimi të parasë dhe të projekteve në komunat që kontrollon PDK-ja, me rastin e shpërndarjes së investimeve kapitale në fushën e arsimit edhe këtë vit ka shkelur Ligjin për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës, me të cilin përcaktohen kompetencat e komunave në fushën e arsimit.\"
Ky ligj përcakton organizimin dhe funksionim e institucioneve arsimore nëpër komuna, si dhe përcakton kompetencat dhe përgjegjësitë e komunave në të gjitha fushat, përfshirë edhe investimet, ndërtimin e shkollave, mirëmbajtjen e objekteve shkollore, sigurimin e tyre etj. (shihni Nenin 5 të këtij ligji).
LDK thotë së këtë ligj MASHT-i po e shkel në vijimësi që nga viti 2008, kur edhe është miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.
\"Në veprimin joligjor të MASHT-it, Prishtina, kryeqyteti i Republikës së Kosovës, ka ngelur me 575,000 euro, për investime kapitale, për ndërtimin e shkollave, ndërsa komunat që udhëheq LDK-ja, në përgjithësi, do të kenë vetëm 19 % të buxhetit për investime kapitale. PDK-ja i ka dhënë vetes 55 % të buxhetit.\"
Po ashtu, LDK ka theksuar se nga 14 milionë e 300 mijë euro të projektura pë rinvestime në ndërtimin e shkolave, vetëm 2. 5 milionë euro janë të projekteve të reja, të tjerat janë të bartura nga vitet e mëparshme.
Edhe provimi shtetëror i maturës sipas LDK-së provoi konkretisht dështimin e qeverisë, qoftë sepse u organizua shumë dobët, qoftë për shkak të rezultatit tepër të dobët, madje të palejueshëm.
\"Qeveria u soll papërgjegjshëm, sepse kur nuk i eci ideja për të ulur pragun e kalueshmërisë, me të cilin do të falsifikonte rezultatet e testit dhe do ti shpallte si rezultat të një qeverie pa rezultate, ajo lejoi të manipulohej procesi, prandaj ky test i maturës prapë dha rezultat të manipiluar e të pavërtetë.\"
Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson e hapi i parë që duhet të bëhet është oragnizmi i pavaruar, pa ndikimin e qeverisë, i provimit të maturës. Praktika e ndekur deri më tani përbën konflikt të hapur interesi.
Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon që Qeveria të mos ndërhyjë në çështje akademike të universiteteve publike, që ti lejojë vetë ato të zhvillojnë politikat, për të rritur cilësinë dhe për të hapur rrugë për kërkime shkencore.
Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon që të respektohet Strategjia për Arsimin e Lartë 2005-2015, si dekument me peshë themelore, që përcakton zhvillimin e arsimit të lartë në Republikën e Kosovës.
Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon që Qeveria të zhvillojë politika të punësimit dhe politika sociale dhe të mos fsheh mungesën e tyre duke rritur numrin e studentëve pa asnjë kriter.