23 Dhjetor 2024

LDK e brengosur për mbylljen e shkollave në Prishtinë

Prishtinë, 9 shkurt - Grupi i Këshilltarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin Komunal të Prishtinës mori me brengosje të thellë informatën për mbylljen e shkollave, me vendimin e Kryetarit të Komunës, me arsyetimin se përbërja e sulfurit në lëndët djegëse, siç u tha, ishte për 60 herë më e lartë nga ajo e lejuara.

Raportet e inspektorëve të Ministrisë së Tregtisë dhe të Industrisë, si dhe të atyre të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe të Teknologjisë vërtetuan që lëndët djegëse janë në suaza të standardeve të lejuara.

Grupi i Këshilltarëve të LDK-së kërkon që Kryetari i Komunës, z. Shpend Ahmeti, t’u japë shpjegim qytetarëve të Prishtinës për veprimin e tij.

Po ashtu, Grupi i Këshillëtarëve të LDK-së kërkon që të hetohen arsyet e vërteta të nxjerrjes së vendimit për mbylljen e shkollave të Prishtinës.

Analizat e nxjerra nga institucionet kompetente të vendit rreth cilësisë së naftës që është përdorur për ngrohje të shkollave, kanë përforcuar bindjen se vendimi i fundi i Kryetarit të Komunës së Prishtinës për mbylljen e shkollave, me arsyetimin se gjoja nafta që përdoret për ngrohje nuk është sipas standardeve dhe përmban elemente kancerogjene, del të jetë vendim në shërbim të qëllimeve politike, gjë është e papranueshme dhe shumë e rrezikshme.

Vendimi i z. Ahmeti, po ashtu, ka krijuar një situatë paniku dhe shqetësimi jo vetëm tek nxënësit dhe prindërit, por edhe te të gjithë qytetarët që jetojnë në Komunën e Prishtinës.

\"I bëjmë thirrje z. Ahmeti që të ndalojë veprimet e tilla dhe të mos e përdorë votën që ka marrë nga qytetarët për ta manipuluar opinionin për interesa të ngushta politike. Ai përfaqëson institucionin e Kryetarit të Komunës dhe duhet të sillet në harmoni me normat që e përkufizojnë përgjegjësinë e këtij institucioni\", thuhet në komunikatën e LDK-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)