22 Dhjetor 2024

LDK: Arsimi në Mitrovicë është bërë makineri punësimi

Mitrovicë, 10 tetor - “Komuna e Mitrovicës nuk ka vizion për funksionimin e administratës, pikërisht për këtë ajo ka degraduar” është thënë sot në konferencën e rradhës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, dega në Mitrovicë.

Kryetari i degës dhe njëherish deputet në Parlamentin e Kosovës, Sadri Ferati ka shpalosur të dhëna për keqmenaxhimin e arsimit dhe administrates komunale e cila sipas tij ka treguar performancë të dobët në krahasim me premtimet që u janë bërë qytetarëve për më shume funksionalitet dhe efikasitet të saj.

“Sipas Ligjit për Vetëqeverisje lokale parashihet zhvillimi i administratës komunale në mënyrë që ajo të bëhet më efikase dhe funksionale. Përkundrazi, qeverisja aktuale e ka ngulfatur administratën komunale në atë nivel që është nëncmim për një administratë të denjë të jetë viktimë e nepotizmit, konkurseve fiktive dhe punësimeve pa kriter, që kanë qenë të vazhdueshme dhe karakteristike për këtë qeverisje”, tha Ferati.

Më tej Ferati theksoi se pushteti në Mitrovicë krenohet me shpenzimet e mëdha të buxhetit komunal, por në të kundërtën lëngon nga një administratë e stërlodhur, me punësime në bazë të familjaritetit dhe konkurse të rrejshme.

“Edhe pse janë kritikuar vazhdimisht për këtë, edhe nga Banka Botërore dhe Fondi Monetar për reduktim të administratës, në komunën e Mitrovicës kemi rritje të numrit të punësuarve."

"Ata me mospërfillje i janë përgjigjur ankesave të qytetarëve dhe opozitës si në pubik ashtu edhe në Asamble Komunale”, theksoi Ferati duke shtuar se PDK me 33% të elektoratit, e ka shndërruar Komunën e Mitrovicës makineri punësimi për militantët partiak në sektore të ndryshme, duke bërë kështu që 70% e qytetarëve mitrovicas, të humbasin besimin në qeverisje efikase të cilët besojnë se mënyra më e mirë për punësim dhe marje të shërbimeve komunale është përmes familjarizit dhe militantizmit në Partinë Demokratike të Kosovës.

“Shembull për këtë janë Drejtoria e Arsimit në Mitrovicë, e cila përgjatë punës së saj ka shkarkuar nga detyra drejtorë shkollash fillore dhe të mesme duke i larguar ata nga puna, duke vendosur kështu persona me përkatësi partiake si të veten në këto detyra. Për shembull në vitin 2007 të themi që 50% e drejtorëve kishin përkatësi në LDK ose një lloj afiniteti partiak në LDK, të tjerët ishin nga parti tjera ose nuk ishin në LDK. Sot 64,5% e drejtorëve të shkollave janë nga PDK dhe koalicioni qeverisës komunal në Mitrovicë”  shtoi Ferati.

Në konferencë për shtyp u përmendën edhe punësime të tjera të këtij lloji në arsimin mitrovicas, duke përmendur dukurinë e rishpalljeve të konkurseve pa mbulesë, ku ipen orë të mësimeve për persona të pakualifikuar, pa diplomë përkatëse.

Dukuri tjetër, sipas Feratit, në këtë drejtori janë shpenzimet për reprezentacion që janë rritur në mbi 100%, marrë në krahasim periudhat paraprake.

“Kjo tregon se nuk ka nikoqirllëk në planifikim e as shpenzim të mjeteve në këtë drejtori. Vetëm lëndë djegëse psh:  Thëngjill 1000 ton është paguar çmimi 78 euro për ton. Edhe në vitin 2011 është shpenzuar e njëjta sasi e thëngjillit dhe çmimi është sill rreth 72 euro për ton.  Kjo tregon se janë rritur shpenzimet për sasi dhe kualitet të njejtë të thëngjillit në krahasim me periudhat paraprake.”, u tha gjatë shpalosjes së faktografisë për keqpërdorimet në shpenzime komunale.

LDK dega në Mitrovicë do të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vazhdim të shpalosë fakte të tjera për keqmenaxhim dhe joefikasitet të pushtetit lokal në Komunë .


 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)