22 Dhjetor 2024

LDK: Arsimi në krizë për shkak të ndërhyrjeve politike

Prishtinë, 4 tetor - Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka bërë të ditur se ka ndjekur me kujdes zhvillimet e fundit në fushën e arsimit dhe konsideron se vendimi i strukturave drejtuese të Universitet të Prishtinës për ndryshimin e emrit të këtij institucioni është i kundërligjshëm dhe që shkon përtej kompetencave të këtyre strukturave.

"Në tri ditët e fundit, si  rezultat i pakënaqësisë së përfaqësuese të studentëve në Senatin e UP-së me emërimin e prorektorëve, ka pasur ndërhyje të policisë ndaj studentëve", thuhet në njoftimin e kësaj partie.

LDK-ja i bën thirrje Rektorit të UP-së që t’i trajtojë me kujdes shqetësimet dhe pakënaqësitë e studentëve.

LDK thekson se policia nuk mund të zgjidhë çështje të kësaj natyre. Në vendet me demokraci të konsoliduar, policia as që shkel në hapësirat universitare dhe akademike.

Po ashtu LDK-ja vlerëson se problemet e keqmenaxhimit financiar në UP tani po fillojnë të vërehen haptas.

"Vonesat në disbursimin e pagave për staf të UP-së për disa ditë ju kanë shkaktuar probleme shumë të punësuarve në UP, të cilët kanë obligime kreditore nëpër banka."

LDK kërkon nga Qeveria dhe menaxhmenti i UP-së sqarim për mosrealizimin e pagave. Është e papranueshme që punonjësit e UP-së të mos i realizojnë me kohë pagat e tyre, meqë ata dhe familjet e tyre jetojnë nga puna që bëjnë në UP.

LDK-ja konsideron se është politizuar skajshmërish angazhimi i stafit akademik dhe administrativ në Universitetin e Prizrenit dhe Universitetin i Pejës.

Të dyja këto universitete funksionojnë pa vendime për themelimin e tyre, të cilat vendime duhet të merren në Kuvendin e Kosovës.

LDK-ja e vlerëson të papranueshme ndikimin e politikës në konkursin e fundit të doktoraturës në UP.

"Njerëz të lidhur me politikën direkt dhe indirekt janë pranuar në këtë konkurs, duke i lënë anash shumë kandidatë me potenciale të mëdha për punë shkencore. Vonesat në këtë konkurs janë bërë pikërisht për shkak të involvimit të politikës në UP. Ndërsa kandidatët e shkëlqyeshëm po detyrohen të kërkojnë zgjidhje në universitet të tjera jashtë vendit", thuhet me tej në njoftimin e kësaj partie.

LDK-ja vlerëson se për shkak të keqmenaxhimit në testin e maturës, është shtyrë fillimi i vitit të ri akademik, pasi ende nuk është përmbyllur afati i dytë i regjistrimit në UP.

LDK-ja e vlerëson skandaloz dhe kundërligjor vendimin e fundit të ministrit Buja për uljen e shkallës së kalueshmërisë në testin e maturës. Ky vendim u kundërshtua edhe nga Komisioni Shtetëror i Maturës, komision i cili, megjithatë, nuk ka guxim të veprojë. Ky vendim i Ministrit Buja, përveç që është joligjor, është edhe diskriminues për të gjithë ata maturantë që në afatin e parë i janë nënshtruar testit të maturës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)