Laura Kryeziu zgjedhet krytare e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës
Prishtinë, 4 mars - Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, në mbledhjen e mbajtur sot, ka zgjedhur kryetaren e re të këtij organi drejtues.
Me votim unanim, kryetare e Këshillit Drejtues të UP-së u zgjodh Laura Kryeziu.
Znj. Kryeziu ka falënderuar anëtarët e KD-së për besimin, ndërkaq u zotua që do të punoj fuqishëm për zhvillimin dhe mirëfunksionimin e Universitetit.
Ajo theksoi që do të bashkëpunoj ngushtë me të gjitha organet e tjera të universitetit, në mënyrë që UP-ja të shënoj suksese edhe në vazhdimësi.