Lansohet Udhëzuesi Anti-Korrupsion për Mësimdhënës dhe Nxënës
Prishtinë, 26 shkurt - Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, përmes projektit Përkrahje Përpjekjeve Kundër Korruspionit në Kosovë II, mbështetur nga qeveritë zvicerane dhe daneze, e në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) do të lansojnë Udhëzuesit Anti-Korrupsion për Mësimdhënës dhe Nxënës për klasën e gjashtë.
Udhëzuesit Anti-Korrupsion përmbajnë këshilla për të integruar temat anti-korrupsion në tri lëndët e përzgjedhura: histori, edukatë qytetare dhe gjuhë.
Zbatimi i këtij aktiviteti bazohet në gjetjet dhe rekomandimet kryesore të Vlerësimit të Rreziqeve të Korrupsionit në Sektorin e Arsimit të vitit 2015, me qëllim të përfshirjes së arsimimit anti-korrupsion në shkolla, si pjesë e përpjekjeve të përgjithshme të parandalimit të korrupsionit.
Zëvëndës Ministri, Arbër Geci dhe përfaqësues të UNDP-së do të marrin pjesë në ngjarje.