Lansohet rrjeti i Kosovës për Arsim dhe Punësim
Prishtinë, 10 maj - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami së bashku me Ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi dhe Christof Stock nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, do të marrin pjesë në lansimin e projektit të financuar nga Bashkimi Evropian "Rrjeti i Kosovës për Arsim dhe Punësim".
Ky projekt ka për qëllim përmirësimin e punësueshmërisë së grupeve në nevojë në Kosovë dhe përfshirjen e tyre në zhvillimin e politikave, në vendimmarrje dhe në monitorimin e zbatimit të tyre në nivel qendror dhe lokal.
Projekti i financuar nga BE-ja, "Rrjeti i Kosovës për arsim dhe punësim-KEEN", një projekt ky 48 mujor, dhe një koalicion strategjik i përbërë prej katër organizatave të shoqërisë civile me bazë në Kosovë që fokusohen në fushën e arsimit, punësimi dhe politikave sociale, do të organizojnë këtë ngjarje lansuese.
Kjo është një mundësi për të prezantuar projektin, i cili ka për qëllim punësimin e grupeve të cenueshme në Kosovë dhe përfshirjen e tyre si në sektorin arsimor ashtu edhe ë tregun e punës përmes pjesëmarrjes në vendimmarrje, politikë-bërje dhe monitorim të politikave në nivel qendror dhe lokal.
"Rrjeti i Kosovës për arsim dhe punësim-KEEN" synon po ashtu të sinkronizojë programet arsimore dhe trajnuese me nevojat e tregut të punës.