28 Dhjetor 2024

Lansohet revista juridike Opinio Juris

Prishtinë, 2 dhjetor - Instituti Gjyqësor i Kosovës, i përkrahur nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, do të publikojë revistën juridike Opinio Juris.

Kjo revistë juridike publikohet për herë të parë në këtë format ku u është dhënë mundësia gjyqtarëve, prokurorëve, profesorëve universitar si dhe profesionistëve të tjerë ligjor në Kosovë të trajtojnë  çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me praktikën gjyqësore dhe juridike.

Pritet që kjo revistë të zë një vend të çmueshëm në literaturën juridike si dhe në publikimet e IGJK-së.   

Të pranishmëve në këtë ceremoni do t’u drejtohen Besim Morina, U.D. Drejtor i IGJK-së, Znj. Virgjina Dumnica, udhëheqëse e departamentit të drejtësisë pranë UNDP-së, Fejzullah Hasani, anëtar i Këshillit të Redaksisë së revistës dhe Agim Maliqi, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Ferizaj.

Ky aktivitet është pjesë e projektit të UNDP-së Përkrahje Fuqizimit të Sundimit të Ligjit që financohet bujarisht nga qeveria e Holandës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)