Lansohet raporti i UNICEF-it mbi gjendjen e fëmijëve në botë
Prishtinë, 17 tetor - Sot do të lansohet raporti i UNICEF-it mbi gjendjen e fëmijëve në botë 2013, me theks të vecantë në fëmijët me aftësi të kufizuar.
Fëmijët me aftësi të kufizuar si dhe komunitetet e tyre do të përfitojnë nëse shoqëria do të fokusohej në atë se çfarë këta fëmijë mund të arrijnë dhe jo në atë se çfarë nuk mund të bëjnë, thuhet në raportin vjetor të UNICEF-it mbi Gjendjen e Fëmijëve në Botë.
Koncentrimi në aftësitë dhe potencialin e fëmijëve me aftësi të kufizuar do të krijojë përfitime për shoqërinë si një tërësi, thotë ndë të tjera raporti që do të publikohet nesër.
Në këtë ngjarje, do të flasë Presidentja e Kosovës Znj. Atifete jahjaga, Shefja e UNICEF-it Znj. Laila Omar Gad dhe të tjerë. Për më shumë referohuni në agjendën e bashkangjitur.
Ngjarja përfundon me ekspozitën me fotografi të fëmijëve kosovar, me moton \"FLASIM PËR AFTËSITË: FËMIJËT DHE AFTËSIA E KUFIZUAR NË KOSOVË\"