15 Nëntor 2024

Lansohet punimi për mundësit për treg të punës për diplomuarit

Prishtinë, 27 janar - Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) në bashkëpunim me Fondacionin Heinrich Böll, si pjesë e bashkëpunimit për trajtimin e sfidave kryesore për konsolidimin e shtetit të Kosovës lansuan punimin “Nxitje për reformë. Rritja e mundësive për nxënësit/et dhe të diplomuarit/at e Arsimit dhe Aftësimit Profesional në tregun e punës"

Shpend Emini, Drejtor Ekzekutiv nga Instituti D4D, theksoi se ky hulumtim është nxitur nga nevoja për të analizuar qeverisjen dhe strukturat e stimujve të arsimit dhe aftësimit profesional në Kosovë, dhe të ofrojë rekomandime sa i përket politikave mbi atë se si kjo t’u përgjigjet më shumë nevojave aktuale dhe të ardhshme të tregut të punës.

Përfaqësuesit nga ministritë përkatëse, MASHT dhe MPMS, theksuan se viteve të fundit ka filluar implementimi i strategjisë për funksionalizimin e mirëfilltë të shkollave profesionale në Kosovë. Poashtu është theksuar se duhet të ketë një koordinim sa më të mire ndërmjet dy ministrive në harmonizimin e politikave për të arritur rezultate konkrete në arsimimin dhe punësimin e këtyre të rinjëve dhe të rejave.

Studimi ka dalë me disa rekomandime që ndërlidhen me qeverisjen e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional (AAP), të gjinden mënyra më efikase në ndërlidhjen e AAP-së dhe tregut të punës si dhe të ketë përgatitje më të mirë të fuqisë puntore si për tregun e brendshëm ashtu edhe për atë të jashtëm.

Rekomandime janë dhënë edhe për një bashkëpunim me diasporën në avancimin e AAP-së dhe të shfrytëzohen struktura në kuadër të diasporës për bashkëpunim të mundshëm në AAP, më saktësisht në identifikimin e sinergjive, ekspertëve, të diplomuarve dhe të tjerëve që do të mund të kontribuonin në avancimin e sistemit.

Në fund janë dhënë edhe rekomandime për reformat në arsim, përmirësimin e legjislacionit sekondar, zhvillimin e vazhdueshëm profesional të mësimdhënësve si dhe rishikimin e formulës së financimit, gjegjësisht që financimi të bazohet ne performancë.

Në fund të gjithë akterët kyç u pajtuan që duhet bërë më shumë punë, në adresimin e sfidave ashtu edhe në gjetjen e mekanizmave për të avansuar arsimin dhe aftësimin profesional në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)