Lansohet projekti Mbështetja e shkollimit në gjuhën serbe në Kosovë\"
Prishtinë, 21 nëntor - Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë lanson projektin Mbështetja e shkollimit në gjuhën serbe në Kosovë: procesi i verifikimit të diplomave të Universitetit të Mitrovicës veriore, hulumtimi mbi gjendjen aktuale, zhvillimi i një udhërrëfyesi nga MASHT dhe trajnimi direkt i Universitetit të Mitrovicës Veriore dhe stafit të tij mësimdhënës.
Kjo është ngjarja lansuese e projektit të financuar nga BE-ja i bashkëfinancuar nga Ambasada norvegjeze në Kosovë Mbështetja e shkollimit në gjuhën serbe në Kosovë: procesi i verifikimit të diplomave të Universitetit të Mitrovicës veriore, hulumtimi mbi gjendjen aktuale, zhvillimi i një udhërrëfyesi nga MASHT dhe trajnimi direkt i Universitetit të Mitrovicës Veriore dhe stafit të tij mësimdhënës.
Qëllimi i projektit është ofrimi i ndihmës për përmirësimin e cilësisë së shkollimit në gjuhën serbe dhe rritja e përfaqësimit të komunitetit të minoriteteve në institucionet e Kosovës në mënyrë që të përmbyllet dialogu ekzistues në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Projekti përfshin aktorë të ndryshëm duke përfshirë Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Kosovë, Universitetin e Mitrovicës Veriore dhe shkollat në Kosovë të cilat operojnë në gjuhën serbe.
Që nga themelimi i Komisionit të Pavarur në maj 2016, Komisioni ka verifikuar 107 certifikata në total. Përveç kësaj, janë 28 kopje të diplomave në pritje për vërtetim në Universitetin e Mitrovicës Veriore ndërsa në total janë mbi 120 aplikacione në pritje të cilat gjenden në faza të ndryshme.
Komisioni i Pavarur është organ i Qeverisë dhe procesi është zbatuar me përfshierjen aktive dhe në bashkëpunim me Universitetin e Mitrovicës Veriore (UMV). Gjatë eventit lansues do të zhvillohet ceremonia e dorëzimit të çertifikatave.