15 Nëntor 2024

Lansohet programi bamirës për fëmijë

Prishtinë, 13 korrik - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë z. Arsim Bajrami, mori pjesë në ceremoninë e lansimit të projektit bamirës  për fëmijë  të Fondacionit “MoneyGram Cares” në Prishtinë.

Ky projekt do të aplikohet nga shtatori i këtij viti në Kosovë dhe Maqedoni  dhe  ka për qëllim nxitjen dhe rritjen e aftësive për lexim tek fëmijët ,me q`rast nxënësve të klasave të para të rreth 800 shkollave nga të dy shtetet , do të i`u dhurohen falas më shumë se 3700 sete librash.

Me këtë rast, Ministri Bajrami, ka falënderuar përfaqësuesit e Fondacionit “MoneyGram Care “ për këtë dhuratë që do të i’u bëhet nxënësve tanë  në të ardhmen .

“Lansimi i këtij projekti për nxënësit tanë të klasave të para është një mundësi e mirë që ata përmes teksteve, tregimeve dhe shprehjeve të ndryshme figurative të zhvillojnë dëshirën për të lexuar  dhe aftësitë e interpretimit përmbajtjesorë të teksteve”, tha ministri Bajrami.

Në vazhdim, ministri Bajrami vuri në pah se, Ministria e Arsimit siguron tekstet shkollore për nxënësit e shkollave fillore, porse këto sete tekstesh që do të shpërndahen në shkollat tona do të bëjnë më të lehtë zhvillimin e tyre intelektual dhe ndërtimin e personalitetit  dhe realizimin e ëndrrave të tyre në të ardhmen.

Të pranishmit i ka përshëndetë edhe z. Massimo Canovi, udhëheqës i “MoneyGram Care” për Evropën Juglindore  dhe kampionia znj. Majlinda Kelmendi, Ambasadore e këtij fondacioni, të cilët folën për rëndësinë e dhurimit të këtyre seteve tekstesh  përmes të cilave synohet frymëzimi për lexim edhe përmirësimi i jetës me një model pozitiv.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)