Lansohet platforma dixhitale për nevojat e arsimit në Prizren
Prizren, 2 nëntor - Komuna e Prizrenit ka njoftuar se kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi do të bëjnë lansimin e platformës dixhitale për nevojat e arsimit në Prizren.
Kjo platformë sipas komunës ka për qëllim lehtësimin e qasjes në mësimin online si dhe avancimin e interaktivitetit gjatë kësaj periudhe pandemike.