15 Nëntor 2024

Lansohet nisma në mbrojtje të fëmijëve “Siguria ime varet nga ti!”

Prishtinë, 15  maj - Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Familjes, Drejtoria e Arsimit në Komunën e Prishtinës bashkë me SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë dhe KEC, lansuan nismën në mbrojtje të fëmijëve “Siguria ime varet nga ti!”

Kjo nismë do të realizohet në bashkëpunim me disa shkolla fillore në Prishtinë dhe ka për qëllim që përmes aktiviteteve edukative dhe avokuese të ndikojë në krijimin e shkollave më të sigurta, më mbrojtëse dhe më miqësore për çdo fëmijë.

Aktivitetet edukative-avokuese për mbrojtje të fëmijëve do të realizohen në tri shkolla të Komunës së Prishtinës: SHFMU “Gjergj Fishta”, SHFMU “Hilmi Rakovica” si dhe në SHFMU “Faik Konica”. 

Përmes këtij bashkëpunimi do të bëhen përpjekje që të fuqizojmë funksionalizimin e mekanizmave për të ngritur vetëdijen, ndihmuar parandalimin, inkurajuar raportimin dhe lehtësuar reagimin ndaj çdo forme të dhunës dhe ngacmimeve.

Drejtoresha e Arsimit, Arbërie Nagavci, tha se siguria e fëmijëve dhe krijimi i shkollave me klimë miqësore është prioritet i Komunës së Prishtinës.

Mbrojtja dhe sigurimi i mirëqenies së fëmijëve është përgjegjësi e të gjithëve: e familjes; e shkollës; e institucioneve dhe e komunitetit. Duke pasur parasysh rolin dhe përgjegjësitë e secilit në këtë proces për mbrojtje dhe siguri të nxënësve e veçanërisht në institucione arsimore, mbrojtja e nxënësve duhet të jetë prioritet për secilën shkollë dhe duhet të jetë në thelb të gjitha aktiviteteve të shkollës

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)