Lansohet fondacioni për shkollimin e vajzave "Çifti Buçinca"
Gjatë periudhës 60 vjeçare të punës ata që të bëjnë ndryshime shoqërore jo vetëm në komunën e Vushtrrisë ku ata e kishin të përqendruar veprimtarinë, por edhe në vende tjera të Kosovës.
Naxhie Alibegaj Buçinca punon shtëpi më shtëpi si në fshatrat e Krajës në komunën e Ulqinit për 5 vjet ashtu edhe në komunën e Vushtrrisë për më shumë se 60 vjet duke kaluar vetëm për një vit më se 300 km këmbë.
Fahriu fillon punën si mësues në moshën 15 vjeçare, themelon shkollën e parë fillore me dy paralele (1954). Në vitet 1981‐1989 kur shkollat nëpër qytete mbylleshin për shqiptarët ai i ndërtonte ato nëpër fshatra të komunës së Vushtrrisë, Skënderajt dhe Lipjanit.
Me 1993 Naxhi themelon Grupin e Krijueseve dhe Veteraneve të Arsimit, Fahriu i bashkangjitet menjëherë si anëtari i vetëm mashkull në mesin e 15 anëtareve femra. 1993‐1997 ‐ Grupi i Krijueseve dhe Veteraneve të Arsimit, organizon mbi 120 ligjërata, tubime, orë letrare, ekspozita si dhe fillojnë punën nëpër fshatrat e komunës së Vushtrrisë.
Viti 1997/2003 ‐ Naxhi, Fahriu dhe Fakete Kusari edhe një veterane tjetër të arsimit (tashmë e ndjerë) vazhdojnë punën në terren si Grupi i Veteraneve të Arsimit dhe kthejnë në bankat e shkollës fillore dhe të mesme 918 vajza .
Viti 2000 ‐ Grupi i Veteraneve të Arsimit themelon Qendrën për shkollimin e Përgjithshëm të Femrave në Vushtrri ku u trajnuan më se 799 vajza.
Viti 2001 ‐ GVA, u ndihmon 22 vajzave që të vazhdojnë shkollimin universitar, ndërkohë që për 5 prej tyre siguron bursa nga donatorë vendor. Çifti Buçinca hap 2 kurse për shkrim‐lexim në Vushtrri dhe 6 kurse në fshatra të Vushtrrisë. Kurset e shkrim‐leximit i përfunduan 109 vajza dhe gra të reja.
Hulumtimi i vitit 2005 sjell të dhëna të trishtuese nga 238 vajza të anketuara 8.8% janë analfabete, 39.4% e kanë braktisur shkollimin fillor, 27.7% e kanë braktisur shkollimin e mesëm dhe prej tyre 87.8% e kanë braktisur shkollën për shkaqe ekonomike.
Çifti Buçinca ende vazhdon punën në terren si në arsimimin formal ashtu edhe jo‐formal të vajzave, por njëkohësisht është shumë i përqendruar në krijimin e një fondi të sigurt për shkollimin e vajzave.
Ky Fondacion do ta krijoj atë fond të sigurt për vajzat.