Lansohen doracakët për mësimdhënës për edukimin seksual në shkolla
Prishtinë, 4 qershor - Zyra e UNFPA-së në Kosovë në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit organizon lansimin e ''Doracakëve për Mësimdhënës për Edukimin Gjithëpërfshirës Seksual” për shkollat fillore dhe të mesme në Kosovë.
Znj. Arbërie Nagavci Ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, John Mosoti Përfaqësues i UNFPA për Bosnjën dhe Hercegovinën, Drejtor për Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Kosovën, znj. Ulrika Richardson Koordinatore për Zhvillim e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Dr. Visare Mujko-Nimani Udhëheqëse e Zyrës së UNFPA-së në Kosovë dhe grupi i ekspertëve që punuan në zhvillimin e manualeve do të flasin para mediave në lidhje me zhvillimin, lansimin dhe rëndësinë e këtyre materialeve.
Për shkak të masave anti-COVID numri i pjesëmarrësve në sallë do të jetë i kufizuar.