15 Nëntor 2024

Kuvendi mban debat parlamentar për përjashtimin AKA-së nga EQAR

Prishtinë, 7 mars - Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancën e jashtëzakonshme në të cilën do të mbahet debat parlamentar lidhur me Vendimin e Regjistrit Evropian të Sigurimit të Cilësisë për Arsimin e Lart për përjashtimin e Agjencisë Kosovare të Akreditimit.

Kjo seancë është thirrur me kërkesën e deputetëve Avdullah Hoti dhe Arbërie Nagavci, të mbështetur edhe nga 38 deputetë të tjerë nënshkrues.

Ndërhyrja e politikës në arsim, ka bërë që Komiteti i Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR) të përjashtojë Agjencinë e Akreditimit të Kosovës.

Kjo ka ndodhur për shkak të vendimit që është marrë për shkarkimin e anëtarëve të Bordit dhe të menaxhmentit të Agjencisë së Akreditimit.

Komiteti i Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR) ka konstatuar se, si pasojë e shkarkimit të bordit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim nga ministri Shyqyri Bytyqi, agjencia më nuk është e aftë të veprojë në mënyrë të pavarur dhe nuk është më në një pozitë që merr përgjegjësi të plotë për veprimet e veta.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)