Kuvendi debaton për statusin e mësimdhënësve 1990-99
Prishtinë, 11 prill - Kuvendi i Kosovës do të debatojë të enjten lidhur me statusin e pazgjidhur të punëtorëve të arsimit shqiptarë të Republikës së Kosovës nga viti 1990 deri në vitin shkollor 1999.
Ky debat lidhur me statusin e mësimdhënësve 1990-99 është kërkesë e Grupit Parlamentar të LDK-së dhe rekomandimeve të komisioneve parlamentare.
Pikë tjetër e rendit të ditës pritet të jetë shqyrtimi i dytë i Projektligjit për turizmin dhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për inspektoratin dhe mbikëqyrjen e tregut.