Kuvendi debaton për organizimin e arsimit në situatën e pandemisë
Prishtinë, 6 maj - Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet sot në seancë të rregullt plenare në të cilën do të debatohet për organizimin e arsimit në situatën e pandemisë së virusit COVID-19.
Në seancën e sotme, pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, deputetët do të debatojnë lidhur me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë së virusit COVID-19.
Pas debatit, pikë e radhës do të jetë shqyrtimi i rekomandimeve të Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti në lidhje me kërkesën e NP KOSTT për sigurimin e mjeteve financiare për mbulimin e humbjeve në pjesën veriore të Kosovës.