21 Dhjetor 2024

Kurti: Na duhet një epope e arsimit, një epope që e shpall arsimin

Prishtinë, 7 mars - Në shënim të 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, u mbajt seanca solemne e Kuvendit të Kosovës, e cila filloi me fjalimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në nderim të gjithë figurave të kombit shqiptar e mësuesve që u angazhuan e kontribuan në ngritjen e arsimit.

Sot, tha kryeministri Kurti, i urojmë mësuesit ditën e tij, por i urojmë nxënësit ditën e mësuesit të tij, ditën e pasionit të dijes dhe njohjes.

Teksa nisi fjalimin e tij në seancën e ftuar nga vetë ai për këtë ditë të veçantë për kombin shqiptar, kryeministri Kurti tha se mësuesi nuk është ai që na sjell dijen abstrakte dhe vetminë, por virtytin publik të lirisë, deri edhe dijen e vetëmohimit në emër të hapjes së një epoke të re. Këtë, shtoi më tej, ai, e bëri edhe Pandeli Sotiri në Korçë në fund të shekullit XIX, këtë e bëri edhe Shaban Jashari në Skenderaj një shekull më vonë.

“Dhe si çdo kombi, edhe ne na duhet një epope e arsimit, një epope që e shpall arsimin. Ashtu si epopeja që e përkujtuam dje dhe pardje e sot, si epopeja e lavdishme që na shpalli vullnetin, po ashtu na lipset një epope që na e ngjall inteligjencën, vendosjen e vullnetit në racionalitet”, veçoi kryeministri.

Duke përmendur të gjitha figurat më të ndritura kombëtare të Rilindjes, kryeministri u shpreh se në ndërtimin e shtetit të një populli të çliruar, emancipimi i inteligjencës vjen prej patriotizmit të mësuesit.

Le ta themi hapur, vazhdoi ai, duke thënë se profesionalizmi është bashkimi i inteligjencës me atdhedashurinë, me dashurinë për njerëzit. “Secili prej nesh kujton me endje në të shkuarën e tij një mësues që ia ka zgjuar dashurinë për dijen dhe besimin në talent. Në kohë pushtimi kjo dashuri është më e thirrur, në kohë paqeje rrezikon të jetë më e shtirur. Eh pra, na nevojitet epopeja e arsimit”, theksoi kryeministri.

Në Ditën e Mësuesit, kryeministri Kurti foli edhe për hapat që duhet ndërmarr Qeveria  dhe reformat që duhen bërë me qëllim ngritjen e cilësisë në arsim.

Qeveria dhe të gjithë organet administrues, siç tha në fund të falës së tij kryeministri, duhet të jenë të ndërgjegjshëm se sa më shumë mësues emancipues të kemi mes nesh, aq më shumë shoqëria është e garantuar prej despotizmit dhe racizmit, prej korruptimit dhe mashtrimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)