Kurti: Kosovën po e braktis truri i dijes
Prishtinë, 27 prill - Kyetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti zhvilloi sot një bashkëbisedim me studentë nga Gjilani.
Kurti ka thënë se arsimimi është gjëja më e rëndësishme për të rinjtë i cili realisht duhet të jetë i lidhur edhe me ekonominë ndërsa në Kosovë ndodhë e kundërta sepse arsimi është i shkëputur nga ekonomia.
Kurti tha se studentët tanë kur të kryejnë fakultetin dhe të marrin diplomën ata edhe gëzohen edhe hidhërohen sepse menjëherë e marrin etiketën e të papunit.
Këto momente shkaktojnë trauma tek gjeneratat e reja dhe për këtë arsye po na ndodhë ikja e trurit nga Kosova. Studentët e notave 10 po e braktisin Kosovën dhe të njëjtit po e zhvillojnë ekonominë e vendeve të tjera në vend se ata të kontribuonin për shtetin e Kosovës tha Kurti.